Kompania

Prezantim i shkurter rreth kompanise Shaga Parket

Kam kënaqësinë që t'ju prezantoj kompaninë Shaga Parket, e specializuar në furnizimin dhe instalimin e parketeve si të brëndshëm dhe të jashtëm.
Shaga Parket prej vitesh është angazhuar të jetë lider në dyshemetë komerciale.

Ky qëllim është arritur duke sjellë pranë jush produkte 100% ekologjike, të çertifikuara nga FSC. Gjatë qëndrimit tone prej 20 vitesh në tregun shqipëtar, ne kemi (realizuar) disa projekte prestigjoze si "Ring Center", dyqanet me ne ze te TEG, Projektet e Bankave te suksesshme ne Shqiperi, etj.

Ekipi i Shaga Parket është i trajnuar dhe me përvojë, stafi i montuesëve përkushtohet në instalimin e parketeve, si dhe në mbështetjen teknike ndaj klientëve tanë, për të përfunduar punët me kënaqësinë më të madhe pranë ambjenteve të tyre.

cms-img


Mesazh nga CEO

Unë jam i kënaqur që jam pjesë e kompanisë Shaga Parket dhe potencialit në rritje të saj. Kjo rritje vjen nga Përzgjedhja e kompanive me të cilat punojmë dhe përshtatja e produkteve të tyre me kërkesat e klientëve tanë.Kompania Shaga Parket është themeluar në vitin 1998. dhe që nga ajo ditë niveli dhe potenciali i kompanisë ka qenë gjithmonë në rritje të vazhdueshme. Kjo rritje është përshpejtuar nga bashkëpunetoret tane të besueshëm në ndjekjen e koncepteve tona.

Duke u bazuar mbi statistikat dhe klientët, Shaga Parket renditet e para në cilësinë dhe shërbimet që u ofrohen klientëve. Kërkoni faqen tone të internetit, ose facebook dhe do të gjeni informacione të hollësishme mbi llojet e ndryshme dhe gamën e madhe të parketeve.

Projektet e Shaga Parket janë ekzekutuar me sukses dhe pas realizimeve, suksesi i vazhdueshëm qëndron te ekipi.

FALEMINDERIT QË ZGJODHËT KOMPANINË TONË!

CEO: Z. Agron Hysaj